DETAJET/ Skandali i kompanisë “DH Albania” merr përmasa të mëdha

0

Skema e mashtrimit që ka përdorur kompania “DH Albania”, e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro me dokumente të falsifikuara arrin në përmasa shqetësuese.

Mashtrimi duket se ka nisur me manipulimin e dokumentacionit në shtetin Delawer në SHBA. Media ka siguruar një letërkëmbim me e-mail mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe disa prej autoriteteve amerikane në Delawer.

Kliko per me shume info

Në këtë korrespondencë, rezulton se noteri qe ka legalizuar dokumentacionin e firmës ne Delawer, Clay Robertson nuk rezulton të jetë pjesë e dhomës së noterisë në shtetin amerikan, shkruan Vizion Plus.

OST: “OST ka hapur një tender ku ka marrë pjesë një kompani e regjistruar në Delawer me emrin Dunwell Haberman. Kjo kompani ka dorëzuar dokumentacionin, të cilin e keni të bashkangjitur dhe rezulton se ato janë noterizuar nga noteri z. Clay Roberson, i akredituar ne zyrën publike të noterëve në shtetin Delawer. Ju lutem në duam të verifikojmë nëse këto dokumente janë vërtet të noterizuar prej tij?”

Por përfaqësuesja e dhomës së noterëve në shtetin Delawer, Jamie VAnHorn ka kthyer këtë përgjigje;

Pas një kërkimi në regjistrat e dhomës publikë të noterisë në shtetin Delawer, rezulton se nuk ka një zyrë në emrin e Clay Robertson.

Mashtrimi vijon më tej edhe me certifikatën ISO, që kompania ka marrë nga shteti amerikan. Edhe ajo rezulton të jetë e falsifikuar. Në kërkesën për informacion drejtuar zyrës përkatëse që lëshon këtë dokument në Delawer, zv. Presidentja e këtij institucioni Lori Gillespie konfirmon se certifikata është lëshuar pa autorizimin e tyre.

Kemi parë certifikatat dhe mund t’ju konfirmojmë që ato nuk janë të vërteta dhe se simbolet tona të vendosura në dokumente janë bërë pa autorizimin tonë.

Dy dosjet e dy tenderave për këtë skemë mashtrimi janë në prokurori e cila ka nisur hetimet, por paralelisht mësohet se edhe autoritetet në Delawer po hetojnë për këtë skandal. Kompania “DH Albania” fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, një muaj pas krijimi të saj me dokumente të falsifikuar.

Një tender u fitua në OST për ndërtimin e linjës 220 kv Burrel Peshkopi, ndërsa tenderi tjetër ishte ai i për ndërtimin e lotit të parë të unazës së Tiranës. Një sërë personash që janë marrë me përgatitjen e dokumentacionit të dy tenderave janë punonjës të kompanisë Gener 2, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, ç’ka ngre dyshimet të forta se pas këtij mashtrimi qëndron vetë zoti Ulaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.