'Brexit', Britania mund të anulojë vendimin

Bota

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se Britania e Madhe mund ta anulojë Brexitin pa lejen e 27 anëtarëve të tjerë të BE-së. Gjykatësit e GJED-së vendosën se kjo mund të bëhet pa ndryshuar kushtet e anëtarësimit të Britanisë.

Një grup i politikanëve anti-Brexit argumentuan se Britania e Madhe duhet të jetë në gjendje të ndalë në mënyrë të njëanshme Brexit, por ata u kundërshtuan nga qeveria dhe BE. Vendimi vjen një ditë përpara se deputetët të marrin votën për marrëveshjen e Theresa May për largimin nga BE.

Deputetët tashmë priten gjerësisht të refuzojnë propozimet gjatë një votimi në House of Commons të martën në mbrëmje. Sipas Gjykatës Britania e Madhe do të jetë në gjendje të qëndrojë në të njëjtat kushte që ajo ka tani – kështu që nuk do të detyrohej të bashkohej me euron apo zonën Shengen – ku nuk ka kontrolle të pasaportave midis vendeve.

ME TE LEXUARAT