Fati i keq i 17-vjecares që humbi jetën në Laprakë, humbi nënën, babai e la...

Aktualitet

Briselda Gjikola, 17 vjece, humbi jeten nga ngjarja e rende e ndodhur ne Laprake diten e djeshme por duket se fati i saj ka qene i dhimbshem edhe para kesaj ngjarje. Gazetarja Dorjana Bezat ka rrefyer ne rrjetet sociale historine e trishte te 17-vjecares:

U vra një 17 vjeçare në makinën e të dashurit të saj nga një tjetër adoleshent. Ky është lajmi më i përfolur këto 2 ditë. Shumë kanë thënë çfarë kërkon një 17 vjeçare në shoqërinë e disa personave me precedentë penalë. Shumë mund ta kenë gjykuar dhe nga pamja e jashtme. Por sa prej jush e njihni Briselda Gjikolën? Kur ishte vetëm 14 vjeç ajo humbi më të dashurën në jetë, nënën.

Pas kësaj shuplake jeta e goditi edhe më fortë kur i ati u martua sërish dhe u largua drejt Italisë për një jetë të re. Vajza mbeti fillikat në këtë qytet të madh së bashku me vëllain e saj binjak dhe me motën më të vogël, për të cilën u kthye nënë.
17- vjeçarja, gjimnaziste në shkollën Aleks Buda, në vitin e dyte e X4, nuk ishte si gjithë moshataret e saj. E kishte tejkaluar moshën. Jeta e saj e shkurtër ishte e shënjuar nga fatkeqsitë. Më e fundit I mori jetën.
Briselda u dashurua me një djalë që kishte rekorde kriminale.

Kishte shantazhuar një vajzë sa ajo me një video intime para 2 vjetësh. Megjithate ajo u lidh me të. Dilnin bashkë prej një muaji. Të mërkurë ishin bashkë në lokalin me tenda të bardha në Laprakë. Vetëm disa minuta më pas për një motiv ende të pa sqaruar plotësisht dikush qëlloi nën inat dhe e vrau.
Ajo vdiq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qëndroi për shumë orë në morg.

Babai erdhi nga Italia.

Arkëmorti I saj shkoi në Mirditë.

ME TE LEXUARAT