Sokol Balla i përgjigjet Spahos: Ndjesë që kritikova qeverinë tënde

Politikë

Gazetari, Sokol Balla ka reaguar pas kritikave të bëra nga kreu i Grupit Parlamentar Demokrat Edmond Spaho. Deputeti i PD  akuzon gazetarin se ka humbur objektivitetin profesional nga privilegjet që përfiton si mik i kryeministrit Edi Rama dhe e këshillon atë të antarësohet në rilindje.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Sokol Ballës,i cili në një postim në rrjetet sociale, ironizon Spahon duke e quajtur  si mik të tij.

Gazetari i ka kërkuar ndjesë deputetit për akuzat e bëra ndaj qeverisë, e cila sipas këtij të fundit paguan dietat dhe udhëtimet jashtë shtetit për deputetin demokrat.

“Pas nje shkrimi tim kritik per Qeverine, ku shprehja mendimin per ndryshime ne kabinet, me i merzituri prej tij, me rezultoi kreu parlamentar i PD, miku Mond Spaho. Ndjese miku im qe te kritikova Qeverine tende. Ate qe te paguan rrogen, dietat, udhetimet jashte shtetit.”- shkruan Sokol Balla.

ME TE LEXUARAT