Zbuloni arsyen pse Rama kërkon të mbyllë portalet

Politikë

Kryetarja e Komisionit të Medias, njëkohësisht deputetja demoktrate, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat është shprehur se me ligjin antishpifje, kryeministri Edi Rama po kërkon të censurojë fjalën e lirë.

Sipas saj fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria, po i rrezikon Edi Ramës propagandën.

“Dy projektligjet e qeverisë që kërcënojnë me mbyllje dhe me gjoba milionëshe portalet online janë plani i Edi Ramës për kufizimin e lirisë së medias në Shqipëri dhe kontrollin e plotë prej tij të çdo burimi informacioni në vend.

Fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria, po i rrezikon Edi Ramës investimin e tij më të madh 20 vjeçar në politikë: propagandën nëpërmjet kontrollit të medias kryesore tradicionale në vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me ndryshimet e propozuara, arkitekti i shpifjes dhe i mashtrimit, Edi Rama, ka urdhëruar ndërhyrjen në Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe në Ligjin për Median Audiovizive në mënyrë që të kontrollojë, gjobisë apo  të mbyllë portalet kritike, ato që i zbulojnë aferat korruptive dhe lidhjet me bandat kriminale”,- ka thënë Vokshi, ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT