Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mourinho lidhje jashtëmartesore me një bionde?

Sipas mediave rozë, trajneri Jose Mourinho ka një miqësi të fshehtë me një grua bionde 14 vjet më të re se sa ai. 55-vjeçari, që së fundmi u largua nga drejtimi i Manchester United, thuhet se ka shkuar në pushime ekzotike me 41-vjeçaren Prue Carter Robinson. Kjo e fundit raportohet të ketë një shtëpi në Londër që kushton 1.2 milionë Dollarë dhe ka punuar për IBM, kompani kompjuterike.

Mediat botërore raportojnë se Mourinho dhe 41-vjeçarja janë takuar kur portugez kishte drejtimin e Real Madrid dhe dyshja i ka mbajtur kontaktet edhe pasi trajneri u zhvendos në Manchester.

Kur dëgjoi për këto pretendime në media, Mourinho u shpreh: “Nuk e di se për çfarë po flisni”. Megjithatë, në media sociale janë publikuar fotografi që Mourinho dhe Prue Carter Robinson janë takuar së bashku. Portugezi është i martuar prej 30 vitesh me bashkëshorten e tij Matilde dhe çifti ka dy fëmijë. Fotografia e publikuar e tij me bionden 41-vjeçare, besohet se i përket Shtatorit të vitit 2010. 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet