Dosja që nxori Balla, Basha përdor 'Benzin' luksoz të kompanisë që po ndërton 'Unazën e Madhe'

Politikë

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla akuzoi Lulzim Bashen se përdor një automjet luksoz që është blerë nga kompania “Victoria Invest” e cila po ndërton "Unazën e Madhe", në vitin 2010, dhe përpiqet të fshihet pas transferimit të pronësisë.

Duke iu referuar dokumenteve të cilat i publikoi Balla ne foltoren e kuvendit, që siç tha ai ia kanë dhënë banorët e "Astirit", tregojnë se Lulzim Basha përdor makinën “Mercedes-Benz” i zi me targë AA111EN, Modeli S350 me numër shasie WDD2211561A293860.

Sipas këtyre dokumenteve, automjeti është blerë në Mynih më datë 21.06.2010 për 53 mijë e 697 euro nga Kompania “Victoria Invest”, ndërtuesja e lotit të tretë tek "Unaza e Madhe", pronari i së cilës është dhe kumbari i vajzës së Lulzim Bashës.

ME TE LEXUARAT