Topalli sulmon Bashën: Kthimi në Kuvend për të shpëtuar mandatin

Politikë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli me anë të një postimi në Facebook ka komentuar kthimin e opozitës në Kuvend.

Topalli shkruan se  Basha dhe deputet e opozitës janë kthyer në Kuvend për të shpëtuar mandatin e tyre dhe do ikin prapë për tu kthyer pas gjashtë muajve.

“Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet. Ai jo vetem nuk djeg mandate , gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames”, shkruan ndër të tjera ish-nënkryetarja e PD.

POSTIMI I PLOTË

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kthehet ne Kuvend per te siguruar mandatin e tij. Ai do ik prap nga Kuvendi.

Do kthehet prap pas 6 muajsh…

Vendimi i Lulzim Bashes per t’ u kthyer ne Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgje), eshte veprimi me i padinjitet, qe nje drejtues i nje force politike mund te bente. Por, kur ky kthim behet per te shpetur mandatin e tij te deputetit, pastaj kjo eshte fyerje aq e madhe sa vetem nje i paafte per t ‘u turperuar si ai, mund t’ia lejoje vehtes.

Sipas Kushtetutes se vendit, perkatesisht nenit 71 te saj, pika 2 germa d:

“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pra po te mos kthehej deri ne fund te dhjetorit, mandati i tij do digjej, sepse shpejt behen 6 muaj qe bojkoton.

Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet.

Ai jo vetem nuk djeg mandate , gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames.

Sapo te votoje prezencen , dmth mandatin e tij, ai do ik prap nga Kuvendi.

Do kthehet prap pas 6 muajsh…

Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve.

Luli hap dialogun ne parlament( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate .

Absurdi i sjelljes se Lulit, eshte fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojne ate dhe pse opozita jane studentet dhe jo Luli.

A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?

ME TE LEXUARAT