Sapo morëm vesh kuptimin e fshehtë të unazës së Meghan

Showbiz

Meghan Markle sapo ka shtuar në koleksionin e saj një unazë plot domethënie. Ndërsa vizitonte shtëpinë e të moshuarve “ Royal Variety” në Twickenham Meghan tregoi unazën e saj të re prej ari nga marka turke “Kismet by Milka”.

Unaza është e butë dhe ka formën e asaj që shumë e njohin si dora e fatit ose si Dora e Fatimes në botën islame apo Dora e Miriamit në Judaizëm.

Kjo dorë me një sy blu në mes është simbol i mbrojtjes nga e keqja. Gjithashtu thuhet se ky simbol sjell pjellshmëri, fat të mirë dhe përmbushje dëshirash, gjë që është e përsosur duke marrë parasysh që dukesha pret fëmijën e saj të parë dhe po merr përgjegjësi të reja.

Ju mund ta merrni syrin e keq nga drita e syve të dikujt tjetër ose madje edhe nga vetja.

ME TE LEXUARAT