Rama tallet me Bashën: Artist ç’janë këta që ankohen për ashensorin

Kliko per me shume info

Pas akuzave të Bashkisë së Tiranës se kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha ka privatizuar ashensorin e pallatit, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Rama është talluar me Bashën ka thënë se ç’janë këta që ankohen.

Kliko per me shume info

“Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit?”-shkruan ai.

Më tej kryeministri ka shtuar se  si mund të zbresë e të ngjitet Basha me të tjerë kur atë në mëngjes nuk i ka dalë akoma gjumi, ndërsa kur kthehet e ka marrë  gjumi.

 “Po si mund të ngjitesh e të zbresësh ti me të tjerë, kur në zbritje s’të ka dalë ende gjumi, ndërsa në ngjitje të ka marrë krejt gjumi!”-shprehet ai.

Në fund të postimit kreu i qeverisë tallet keq me kryedemokratin duke thënë se kur ktheu PD-në në ashensor s’ka se si të lirojë ashensorin.

“Ti shyqyr e bëre PD si ashensorin, jo më të lirosh ashensorin💪Ta harrojnë👎”-mbyll postimin në rrjetet sociale Rama.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here