“Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane” mesazh studentëve: Mos u ndalni

Aktualitet

Organizata “Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane” me president Joe DioGuardi është shprehur pro protestës së studentëve për ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe plotësimin e tetë kërkesave.

Në një njoftim të kësaj lidhje thuhet se protestat e studentëve që janë duke u zhvilluar në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë janë një  shprehje e shpirtit të lirë.

“Protestat e tanishme të studentëve në Tiranë dhe nëpër qytete tjera të Shqipërisë janë një indikator i drejtëpërdrejtë që shpirti liridashës dhe respektues për demokracinë në Shqipëri është ende gjallë e i fortë. Studentët me të drejtë kanë insistuar që të mos ketë dialog me Qeverinë derisa kërkesat e tyre bazë të jenë plotesuar”.-shkruhet aty.

Në vijim kjo organizatë inkurajon studentët që të vijojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duam t’i inkurajojmë studentët në Shqipëri që të vazhdojnë tubimet paqësore gjerësa kërkesat e tyre të jenë realizuar, sepse një shoqëri e ndritur investon në arsimim të rinisë së saj sepse studentët gjithëherë mbrojnë të drejtat e veta dhe janë shpresa e një kombi të lirë”,- thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT