Akuzat për privatizimin e ish-Serës, Ministria e Financave nxjerr blof PD-në

Aktualitet

Pas denoncimit të publikuar nga Partia Demokratike, ku deputetja Jorida Tabaku bëri me dije se Ahmetaj ka firmosur në vitin 2016 për privatizimin e zonës së ish-Serës, për të favorizuar më pas biznesmenin Edmond Bego ka reaguar Ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Financave shprehet se kërkesa për privatizim, është bërë dhe miratuar në vitin 2007, me firmën e Ministrit Genc Ruli.

“Në vitin 2016 Ministria e Financave finalizoi procesin e shitjes me trashëgimtarët e ligjshëm të truallit, sipas kontratës bashkëngjitur, ku asnjë nga personat e palës blerëse nuk rezulton të jetë  Bego”- thotë Ministria.

Deklarata e Ministrisë së Financave:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një sqarim për zonjën Tabaku që sot sërish gënjeu qytetarët shqiptarë, për një proces privatizimi të iniciuar nga vetë Partia e zonjës Tabaku.

Për qytetarët, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe më pas Ministria e Financave, nuk ka lidhur asnjë kontratë me personin apo kompaninë në fjalë. Kërkesa për privatizim, është bërë dhe miratuar në vitin 2007, me firmën e Ministrit Genc Ruli. Në vitin 2016 Ministria e Financave finalizoi procesin e shitjes me trashëgimtarët e ligjshëm të truallit, sipas kontratës bashkëngjitur, ku asnjë nga personat e palës blerëse nuk rezulton të jetë z. Bego.

Për ta sqaruar më në detaje:

Në vitin 1995, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Ish-Pronarëve, me Vendimin nr.8 datë 20.04.1995 vendosi:

1- Të njohë Maliq dhe Hamdi Pinari, ish-pronarë mbi një truall me sipërfaqe 34.000 metra katrorë që ndodhet në lagjen e Re të Tiranës

2- Trualli i lirë me sip. 10 mijë metra katrorë t’i njihet dhe kthehet pronarëve

3- Trualli i zënë nga serat, duke përfshirë dhe magazinat e saj iu është njohur pronarëve (trashëgimtarëve të tyre) si dhe iu është dhënë e drejta e parablerjes, kur ato të privatizohen

Në vitin 2007 Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli, kërkoi miratimin e Këshillit të Ministrave për kërkesën e trashëgimtarëve për privatizimin e pronës së sipër-përmendur.

Këshilli i Ministrave në vitin 2007, me një shkresë cuditërisht “urgjente” për një procedurë të tillë, (Nr. 991/2 dt. 05.04.2007) shprehet dakord për miratimin e privatizimit të objekteve “stacioni i gjedhit” dhe “sera dhe magazinë”, sic tregohet në dokumentin bashkëngjitur, që i hapi rrugën miratimit të procedurës së privatizimit.

Në vitin 2007! Pra, në kohën e qeverisë së zonjës Tabaku.

I gjithë procesi i ndjekur pas miratimit të privatizimit, është thjesht procedurë. Në vitin 2015, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në përgjigje të interesimit të Ministrisë së Financave, ka konfirmuar Vendimin e vitit 1995 mbi njohjen e pronësisë së truallit dhe të drejtën e parablerjes për ish-pronarët.

Procedura e shitjes u finalizua mes Ministrisë së Financave dhe palës blerëse (të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të truallit), me kontratën e shitjes nr. 157 Rep. 119 Kol, datë 09.06.2016. Për palën blerëse kanë nënshkruar kontratën të gjithë trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar “Maliq dhe Hamdi Pinari”, ku në asnjë rast nuk figuron asnjë person me emrin e permendur nga Partia Demokratike (kontrata bashkëngjitur).

ME TE LEXUARAT