Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ambientalistët ngrenë alarmin, plastika po rrezikon planetin

Të përballur me imazhet e breshkave të mbuluara me qese plastike, plazhe të mbuluara me mbeturina, dhe ishuj mbeturinash që pluskojnë nëpër oqeane, ambientalistët thonë se bota ka urgjentisht nevojë për të luftuar ndotjen prej plastikës, që po e kanos rëndë planetin.

Balena e kapur në Indonezi, me gjashtë kilogram plastikë në stomak, po e sjell ndotjen plastike në qendër të vëmendjes. Megjithatë, ekspertët e mjedisit janë optimistë.

Ekspozimi do ta bëjë problemin e plastikës të vështirë për t’u injoruar, dhe vëmendja do të përqendrohet tek mënyra më e mirë për t’u marrë me mbeturina të tilla.

“Tetë milionë ton plastikë derdhen në oqeane çdo vit, sipas një studimi në revistën Science. Por kjo është vetëm sasia e plastikës që vjen nga toka. Si pasojë, më shumë se 700 specie kryesisht ujore janë të ndikuara, duke përfshirë breshkat që ngatërrojnë qeset plastike me kandilat e detit me të cilët ushqehen”, tha Francois Galgani, studiues në institutin francez Ifremer, duke vlerësuar se dy milionë ton mund të vijnë nga anijet, veçanërisht nga anijet e peshkimit.

Bashkimi Evropian dëshiron të ndalojë disa lloje plastikësh një përdorimesh deri në fund të vitit 2021.

Për Galganin, ky do të ishte një lajm i mirë, pasi do të përfaqësonte rreth 30 deri në 40 përqind më pak të plastikës që përfundon në oqeane./Top Channel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet