Ngjela: Studentët janë të pamposhtur se janë në kohën e tyre

Aktualitet

Ata janë në kohën historike - ashtu siç i ka pritur vetë Shqipëria.

l. Politikanët e korruptuar shqiptarë nuk dinë ta bëjnë dallimin midis kohës nënshtrurse dhe kohës historike. Se janë injorantë. Studentët janë në kohën e tyre historike, kurse Rama e kompani kërkon t'i blejë.

Dallimi midis kohës nënshtruse dhe asaj historike qëndron në faktin se, nëse e para është koha e lakejve që shiten, blihen dhe nënshtrohen me frikë, koha historike është koha e dinjitetit që të udheheq vetë drejt shpëtimit të shoqërisë nga vargonjtë e skllavërisë.

Prandaj studentët janë të pamposhtur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata po duan të shpëtojnë veten dhe Shqipërinë. Dhe do ta shpëtojnë.

ll. Çfarë po iu tregojnë studentët shqiptarëve?

Ata po iu mësojnë dinjitetin dhe moralitetin, dhe kjo nuk është pak për shoqërinë shqiptare.

Të gjithë shqiptarët kanë marrë forcë nga qëndresa studentore, kurse korrupsioni llomotit gënjeshtra përditë.  Çfarë do të arrijnë studentët? Së pari do të gjunjëzojnë kryeministrin që ky të shesë rektoratet dhe t'i akuzojë këta për korrupsion. Ai do thotë "unë nuk kam ditur gjë". Por studentët do qeshin.

Kjo nuk mjafton.  Pastaj Rama do të godasë ministrat e korruptuar. Studentët përsëri do të qeshin, se ata janë në kohën e tyre historike, të cilën Rama nuk e kupton, por e ndien me frikë.

lll. Studentët janë shumë humanë, dhe kjo tregon se ata kanë kohë që kultivohen, dhe ka kohë që e analizojnë korrupsionin kryeministror shqiptar. Ata e dinë që nuk kanë të ardhme, se nuk kanë atdhe. Prandaj janë të vendosur: ata do t'i kthejnë vetes dhe të gjithë shqiptarëve Atdheun e grabitur nga hordhitë e korruptuara. Të gjithë do të fitojmë atdheun e grabitur, prandaj të gjithë duhet të jemi me studentët.

ME TE LEXUARAT