Fiks Fare publikon skadalin/ Ja si jetojnë 200 persona në ish-repartin ushtarak

Aktualitet

36 familje rome janë strehua në një ish repart ushtarak në periferi të qytetit të Kavajë prej dy muaj e gjysmë. Kjo është zgjidhja që ka gjetur Bashkia Kavajë në mungesë të banesave sociale. Jetesa e këtyre familje në ish repartin ushtarak vjen nëpërmjet kamerës së Fiks Fare, ku rreth 200 persona ndaj midis tyre vetëm 3 tualete.

36 familje rome janë strehua në një ish repart ushtarak në periferi të qytetit të Kavajë prej dy muaj e gjysmë. Kjo është zgjidhja që ka gjetur Bashkia Kavajë në mungesë të banesave sociale. Jetesa e këtyre familje në ish repartin ushtarak vjen nëpërmjet kamerës së Fiks Fare, ku rreth 200 persona ndaj midis tyre vetëm 3 tualete.

Grupi i xhirimit u nisë direkt pas denoncimit që erdhi në redaksinë e Fiks Fare. Banorët romë të detyruar të jetojnë aty ankohen për kushtet e vështira të jetesës, ku janë të detyruar që te jetojnë midis baltës dhe të ftohtit. Në kapanonin më të madh të këtij ish reparti ushtarak, të gjithë dhomat e improvizuara për këto familje janë pa çati. Ajo që të bën më shumë përshtypje është se rreth 200 veta kanë vetëm tre tualete në përdorim dhe vetëm një çezmë.

Më parë këto familje kanë qenë të sistemuar në një godinë tjetër, të cilës i ka dal pronari. Në këto kushte bashkia ka gjetur si zgjidhje strehimin e romeve në ish repartin ushtarak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetarët u interesuan pranë Bashkisë Kavajë, ku nënkryetari i z.Dorian Gjuzi shprehet se ka qenë përgjegjësi e tij për të sistemuar këto familje rome dhe ish reparti ushtarak është parë si një zgjidhje provizore. Ai pohon për gazetarët se kanë ndërmarrë edhe një hap tjetër që këto familje të sistemohen në banesa sociale.

 “Ne i dimë kushtet e tyre, e dimë që janë kushte dhe të pabanueshme, por këto ishin mundësit tona provizore që të sistemoheshin aty” shprehet nënkryetari. Sipas tij është aplikuar te Fondi i Zhvillimit Kuvajtian dhe janë në pritje të një përgjigjeje. Por banesat e reja që do të ndërtohen do duan të paktën minimumi 1 vit për t’u ndërtuar, por nënkryetari premtoi se në ish repartin ushtarak ku janë sistemuar 200 romët do ndërhyhet për përmirësimin e kushteve.

ME TE LEXUARAT