Artan Fuga tregon masat që duhen marrë, për Arsimin e Lartë

Aktualitet

Akademiku dhe Pedagogu i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Artan Fuga, ka bërë disa sugjerime se çfarë nevojitet të bëhet me arsimin e lartë në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, pedagogu i rendit në nëntë pika masat që i duhen ndërrmarrë.

Krijimi i  Këshillit të Emergjencës në Ministrinë  e Arsimit është ndryshimi i parë që duhet bërë sipas profesorit Artan Fugës.

“1. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart per reformimin e arsimit te larte.

  1. Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent.
  2. Amendime te ligjit per arsimin e larte
  3. Perpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare
  4. Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë per nje kohe te dyte derisa te perpunohet modeli i ri i administrimit.
  5. Pranimi i pageses me keste i detyrimeve financiare te studenteve
  6. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.
  7. Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.
  8. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.”- shkruan në postimin e tij akademiku Artan Fuga.

ME TE LEXUARAT