Vjedhja tek Unaza e Madhe, Basha flet me emra për përgjegjësit

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sërish në ditën e 37 të protestës së banorëve të Astirit kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Re.

Sot Basha i vuri emra fajtorëve të asaj që ai e quan vjedhje rekord, duke etiketuar kryeministrin Rama dhe kreun e ARRSH-së, Afrim Qëndro, si përgjegjësit kryesorë.

“Kjo aferë është bërë me Edi Ramën dhe ai ka marrë drejtëpërdrejtë përfitimet. Kjo që po ndodh është pasojë e degjenerimit total të qeverisjes, shqiptarët s’po e mbajnë më dot keqqeverisjen. 40% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre. Pensioni nuk mjafton as për të blerë bukë”,- ka thënë Basha.

ME TE LEXUARAT