Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mediu mesazh nga SHBA: Po shkatërrohet besimi në demokraci

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një sërë  takimesh me politikanë  në Kongresin amerikan.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se Shqipëri si një vend anëtar i NATO-s nuk mund  të qeveriset nga krimi dhe korrupsioni.

“Takime ne Kongres per situten ne Shqiperi.Nje vend anetar I NATOs nuk mund Te drejtohet nga krimi dhe korrupsioni, nuk mund te shkaterroje Institucionet Kushtetuese dhe ti kthej ato nen kontrollin dhe sherbim te Rames dhe qeverise.”- shprehet ai.

Në postimin e tij kreu i PR-së shprehet se situata e krijuar në vend nga keqqeverisja është duke shkatërruar të ardhmen dhe besimin e qytetarëve të demokracia.

“Situata e krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi Po shkaterron besimin ne demokraci dhe te ardhmen e vendit.”-mbyll shkrimin në rrjetet sociale ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet