Topalli sulmon Bashën: Është i shitur, opozita e vërtetë janë studentët
Për ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topallin, 8 dhjetori mbetet një nga ditët më të veçanta në historin e demokraciosë së vendit.
Topalli u shpreh se opozita e vendit janë ata të rinj që protestojnë para Ministrisë së Arsimit , ndërsa opozita tjetër është fallso.
“Ata janë opozita, ata janë opozita. Ata të rinj e të reja, ato vajza e djem që sot, dje, pardje, edhe më përpara por sidomos këto ditët e fundit, janë derdhur si det nëpër rrugët e Tiranës; ata janë opozita, opozitat e tjera janë fallso dhe të shitura.”-tha ajo.
Sipas Topallit të gjithë që nga kryeministri që blen kryetarin e opozitës e deri te kryetari i opozitës që shet veten duhet të mos fusin hundë të lëvizja e studentëve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Shfrytëzoj rastin për tu thënë të gjithëve; Edi Ramës, Erion Veliajt, Lulzim Bashës, Lsi që të mos fusin hundët në lëvizjen e studentëve. Unë mendoj se kësaj politike të një kryeministri që blen kryetarin e opozitës dhe një kryetari opozite që shet veten tek kryeministri I ka ardhur fundi dhe studentët janë dëshmia më e mirë e një ndryshimi të madh në vendin tonë.”-u shpreh ish-nënkryetarja e PD-së.