Rama e quajti ngelëse, studentja e shkëlqyer i përgjigjet me tone revolte nga protesta

Aktualitet

Deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili i quajti studentët “ngelës dhe të paaftë” ka nxitur reagim të madh tek studentët të cilët sot mbushën rrugët e Tiranës.

Mes protestuesve ka reaguar edhe një studente e cila deklaron se e ka mesataren 8.5 dhe nuk është ngelëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo deklaron se tarifa e shkollës është shumë e lartë si dhe shpenzimet janë të mëdha.Për këtë arsye ajo deklaron se ka dalë në protestë për të ngritur zërin për të drejtat e tyre.

“Unë për vete nuk jetoj në konvikt, por më kanë informuar se pagesa në konvikt është 400 mijë lekë të vjetra dhe kushtet janë skandaloze.

Të jetosh tetë veta me një dhomë është skandaloze. Tirana të ketë një zonë ku të jepen shtëpi me qera vetëm për studentët. Kërkesat tona janë shumë të qarta, dhe ato janë bërë publike.

Unë Xheni Lekaj kam një mesatare mbi 8.5 dhe të më thojë tjetri që jam ngelëse se kam dy teta që dua të përmirësoj, është fundi i botës.

Ka student që bëjnë nga dy punë dhe nuk kanë mundësi që të mësojnë, “pyll pa derra nuk ka”, por nuk mund të na përfshish të gjithëve në një thes.

Tarifa 400 mijë lekë e shkollës është shumë e lartë, në biblioteka nuk ka libra, kanë mbetur ato të Marksit.

Shkolla jonë ka nevojë për literaturë, nuk duhet të diskutojmë akoma xhamat dhe dyert. Paratë që paguajmë ne dalin edhe për dyer të blinduar.

Shpenzime si studente: Unë vetëm për leksione të martën kam harxhuar 2600 lekë të vjetra. Për leksione. Pesë mijë lekë në ditë kam, aq më japin prindërit se nuk kanë mundësi, çfarë do të harxhoj unë?!  Ata që janë në këto zyra, pesë mijë lekë japin për një pije me fruta të shtrydhura.

Për librat, minimalisht blej një libër 8 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që na duhen nga dy tre për një lëndë. Çdo ditë kemi fotokopje nga 2 mijë e 500 lekë, që janë përtej literaturës." /Lajmifundit.al

 

 

ME TE LEXUARAT