Mediat e mëdha ndërkombëtare jehonë protestave të studentëve

Aktualitet

Mediat e mëdha ndërkombëtare i kanë bërë jehonë sot protestës së studentëve shqiptarë që kërkuan anulimin e tarifave për provimet e mbartura, përgjysmimin e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve të studimit.

Gazeta “New York Times", pasqyron tërheqjen e qeverisë shqiptare nga vendimin për tarifën e provimeve të prapambetura, ndërsa thekson se nuk janë plotësuar kërkesat e tjera të parashtruara nga studentët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta “Washington Post” thekson gjithashtu se studentët do të vazhdojnë protestat e tyre derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

Lajmi pasqyrohet edhe agjencia “BalkanInsight”. Me titull “Shqipëria tronditet nga zemërimi i studentëve për tarifat e shkollimit”, kjo agjenci nënvizon se studentët bllokuan hyrjen e Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës kundër rritjes të tarifave të shkollimit dhe vështirësive ekonomike.

Mediat e huaja i janë referuar për agjencisë “Associated Press” për protestën e studentëve.

ME TE LEXUARAT