Ambasadori i SHBA në Kosovë: FSK të shndërrohet në ushtri, hap i natyrshëm

Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është hap pozitiv.

Ai në një intervistë për televizionin publik tha se është më se e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

“Liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur”, është shprehur diplomati amerikan.

Megjithatë ai transformimin e FSK-së e cilësoi si proces të gjatë që do të marrë shumë vite. Kosnett po ashtu tha se është e rëndësishme që të jetë forcë multi-etnike. Ambasadori Kosnett ritheksoi se Kosova vazhdon të mbetet lart në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

ME TE LEXUARAT