Një ditë para performancës në gjysmëfinale, Flori Mumajesi përfundon në spital me serum

Showbiz

Në ditën e fundit të prezantimit të projekteve për të konkurruar në festivalin “Kënga Magjike”, u ngjit në skenë edhe këngëtari Flori Mumajesi.

Ndërsa fansat humbën shpresat për rikthimin e tij, ai tregoi se kishte rezervuar baladën e tij pikërisht për një javë para finales së festivalit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me këngën e tij “Plas” arriti që të fitonte zemrat e fansave, ndërsa do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales, nesër më 6 dhjetor.

Flori publikoi një video e cila fillimisht duket e zakontë. Për më pas ai lëviz kamerën nga pjesa e krahut, teksa tregon se po merr serum.

“Kush na ka mallkuar?”, shprehet këngëtari ndërsa më pas qesh.

Në mbishkrimin e videos të publikuar në InstaStory, Flori shkruan: “Gjithsesi do t’ia dal deri nesër”.

ME TE LEXUARAT