Nikolla sulmon administratorin e ‘Arkitekturës’: Vendosi datë fikse për tarifën, pa folur me stafin

Politikë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka folur në një intervistë për Report Tv për protestat dhe shqetësimet e studentëve në lidhje me tarifat për provimet e mbartura.

Sipas ministres Nikolla studentët kanë çdo të drejtë të zhvillojnë protesta, por duke sqaruar më tej ajo sheh si shkak të keqkuptimit të studentëve administratorin e fakultetit të Arkitekturës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Patjetër që studentët kanë gjithë të drejtën që të adresojnë problemet e tyre. Ka filluar si shqetësim në fakultetin e Arkitekturës sepse administratori i këtij fakulteti pa asnjë komunikim me stafin drejtues ka shpallur një datë fikse se kur duhen paguar tarifat. Shqetësimi në këtë fakultet lidhej me faktin që nuk ishte pagesa me këste. Ky moment është adresuar para autoriteteve të atij fakulteti dhe administratori ka rënë dakort që të ketë datë tjetër dhe të ruhet tradita e pagesës me këste.”- tha ministrja.

Më tej ajo u shpreh e hapur për diskutime me studentët dhe tregoi se ka ftuar disa prej tyre për sqarim, por ftesa nuk është pranuar.

“Sot paraprirë nga disa sinjale në rrjetet sociale, studentët sollën para meje një kërkesë. Nuk kam qënë as e ngujuar dhe nuk kam lëshuar asnjë përgjigje me arrogancë. Kam ftuar studentët në një takim, në një mjedis ku e shohim dhe dëgjojnë njëri-tjetrin. Nuk e kanë pranuar këtë mundësi, kanë kërkuar që të dal në shesh dhe të komunikoj në shesh. Kjo nuk është etike. Atëherë do të ishte arrogancë.”-u shpreh ajo

Sipas Nikollës kërkësa për këtë tarifë është bërë nga universitetet për të demotivuar mbartjen e provimeve.

Aryset se përse është vendosur kjo tarifë ka ardhur nga universititeti për të demotivuar mbartjen e lëndëve. U pa si një incentive për të qënë krah prindërve shqiptarë dhe për të marrë provimet në kohën kur duhet marrë provimi. Kjo VKM hyn në fuqi vitin që vjen. Nëse përfaqësuesit e universiteteve e shohin që edhe pse kjo është ngritur në parime të shëndetshme për të motivuar cilësinë do ta lëmë në tagër të universiteteve.”-deklaroi ministrja e Arsimit.

ME TE LEXUARAT