Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Konfirmohet data për Superkupën e Italisë,Juventus , Milan

Dy klubet e mëdha italiane do të përballen mes vete në Arabinë Saudite Tashmë është zyrtare, Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite më 16 janar 2019.

Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Italisë, Juventus dhe Milani, finalist i sezonit të kaluar në Kupën e Italisë. Ndeshja do të zhvillohet në King Abdullah Sports City Stadium, duke nisur në orën 18:30.

Është konfirmuar gjithashtu edhe përdorimi i teknologjisë (VAR). Liga e Futbollit Italian ka konfirmuar gjithashtu se në rast se luhen vazhdimet, skuadrat do të kenë të drejtë të kryejnë edhe zëvendësimin e katërt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet