Kamioni përplas këmbësorin që po kalonte rrugën me kufje në vesh

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Papër të Elbasanit, ku një kamion ka aksidentuar një këmbësor.

Policia bën me dije 26-vjeçar ka aksidentuar me kamion një këmbësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bën me dije se 26-vjeçari me iniciale K.Sh., banues në fshatin Bradashesh, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Elbasan.

Mësohet se këmbësori i aksidentuar me iniciale I. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Valas është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjeksore.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i aksidentuari po kalonte rrugën me kufje në vesh, gjë e cilaka bërë të mos e dëgjojë zhurmën e kamionit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërsa ende nuk dihen gjendja e të aksidentuarit./Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT