Ish-kryeministri Berisha tregon nëse është takuar me Millosheviçin

Politikë

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, njëherësh lider historik i Partisë Demokratike, ka folur lidhur me takimin e tij me ish-Presidentin e e ndjerë të SHBA-se George H. Bush në Shqipëri, si dhe në samitet ndërkombëtare. Ai u shpreh se kishte një kimi të veçantë mes tij dhe H. Bush, ndërsa shtoi se në takimet që Bush zhvillonte në gjatë takimeve ndërkombëtare, Bush rezervonte gjithmonë një pritje më të gjatë për të.

I ftuar në emisionin “Pressing” të gazetarit Berat Buzhala, u pyet edhe nëse ka takuar zyrtarë serbë para pavarsisë së Kosovës dhe konkretisht ish-Presidentin serb Sllobodan Millosheviç, i cili është dënuar për krime lufte në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kurrë, as edhe në samitet ndërkombëtare, pasi ai ishte përjashtuar. Asnjëherë nuk jam takuar me të, madje ai kishte urrejtje ndaj meje. Është e vërtetë, ai kishte arsye, por unë se kam takuar asnjëherë”, – u shpreh Berisha.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha është akuzuar shpesh herë për lidhje me serbët nga kundërshtarët politik.

ME TE LEXUARAT