Dy deputetë kundër Kryemadhit: Erion Veliaj është vetëm fasadë

Politikë

Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjoshën, kryebashkiaku Erion Veliaj është vetëm fasadë dhe propagandë.

Në një intevistë për Bw, Gjosha tha se Veliajt nuk i interesojnë problemet e vërteta të qytetit por vetëm fitorja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ajo çka realisht bën Veliaj është fasada dhe propaganda politike, atij nuk i interesojnë aspak problemet me të cilat përballen njerëzit.

Veliaj s’do tja dijë për njerëzit, por vetëm për fitoren e radhë. Pavarësisht fasadës së tij këtë herë Veliaj do mundet shumë lehtë, pasi njerëzit arrijnë ta shohin se çfarë është duke bërë.”- u shpreh ish-ministrja.

Pas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, Gjosha është politikania e dytë që i del kundër Kryemadhit.

ME TE LEXUARAT