Aksion ‘blic’ i policisë, në pranga një 24-vjeçar, sekuestrohen 124 kg "mall"

Aktualitet

Një aksion blic është ndërmarrë nga Policia e Gjirokastrës mbrëmjen e sotme, me synim zbulimin e lëndëve narkotike, ku është vënë në pranga Arurelio Gumeni.

Burime bëjnë me dije se aksioni i policisë është zhvilluar në fshatin Nivicë të Tepelenës, ku është arrestuar 24-vjeçari Gumeni, i cili është kapur me 124 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanavis sativa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se droga e kapur ishte gati për tu transportuar, kur ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar 24-vjeçarin Aurelio Gumeni.

Mësohet se aksioni në fjalë është zhvilluar rreth orës 20:40.

ME TE LEXUARAT