"Të hapen negociatat në qershor", Rama mesazh BE-së

Politikë

Gjatë një konference për shtyp me homologun kroat në Zagreb, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët se çfarë pret Shqipëria nga Brukseli në qershorin e vitit që vjen.

Rama u shpreh se pret nga Brukseli të hapen negociatat me Shqipërinë ne qershor, ndërsa kryeministri kroat tha se Zagrebi mbështet hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në BE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çfarë qëndrimi do mbajë Kroacia ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe pyetja për kryeministrin Rama, çfarë prisni ju nga Brukseli?

“Ishte një pyetje aktive dhe çdo herë kur takohemi me Ramën kjo pyetje është e para. Sa i përket qëndrimit të Kroacisë e kam theksuar se Kroacia është për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pas zgjedhjeve everopiane, Shqipëria dhe Maqedonia do fillojnë negociatat“- tha Andrej Plenković.

“Kroacia ka qenë një mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët që në ditën e parë të pavarësisë së saj dhe pas lindjes së Kroacisë moderne. Ajo që ne presim nga Brukseli është ajo që meritonim të merrnim që këtë qershor dhe është ajo që kërkon Kroacia dhe shumica e vendeve të BE, pra të hapim negociatat për anëtarësimin“- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në Kroaci edhe për akuzat e Serbisë, e cila shpeshherë thekson faktin se Shqipëria po përgatitet për të krijuar Shqipërinë e madhe. Shefi i ekzekutivit u shpreh se kjo është një çështje që del në pah sa herë kur shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre evidente.

Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e Madhe?

“Për sa i përket Shqipërisë së Madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre“- u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT