Rritje rrogash 7%? Reagon “Shoqata e Infermierëve”

Aktualitet

Pas miratimit të Buxhetit 2019, ku qeveria parashikon rritje rrogash për infermierët në shifrat 7%, ka reaguar edhe shoqata e infermierëve.

Ata shprehen se kjo është e turpshme, pasi Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale premtoi kur u shpall buxheti për 2019 se do kishte rritje page në rreth 20% ndërsa pak ditë më parë thotë se do rriten pagat vetëm me 7% ndërsa mësuesit dhe policët me 14%.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i plotë:

E turpshme Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale premtoi kur u shpall buxheti për 2019 se do kishte rritje page në rreth 20% ndërsa pak ditë më parë thotë se do rriten pagat vetëm me 7% ndërsa mësuesit dhe policët me 14%.

Jo vetëm që mbeten kategoria më e diskriminuar dhe më e pavlerësuar në vend por deri sa të hy në fuqi për zbatim ky ligj do jetë harruar që u premtua rritje pagë për këtë kategori.Mos hesht më…

Kërko të drejtën tënde…

Kërko të vlerësohesh për atë që je dhe atë që bën…

Infermierët meritojnë rritje page si çdo kategori tjetër…

Infermierët meritojnë shpërblim për festat e fundviti…

ME TE LEXUARAT