Zgjidhet enigma, Ja pse ka kaq pak bileta për festivalin “Kënga Magjike”

Soft

Netët “live” në Pallatin e Kongreseve të festivalit “Kënga Magjike”, do të jenë realisht magjike si vetë emri, pasi do të ngjiten në skenë artistët më të mirë shqiptar në këtë 20-vjetor. Por për fatin tonë të keq, Ardit Gjebrea na njoftoi pak ditë më parë se këtë vit nuk do të ketë shumë bileta për të ndjekur nga afër festivalin, duke na i këputur të gjitha shpresat.

Mirëpo, përse nuk ka bileta?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skenografia e “Këngës Magjike” në këtë 20-vjetor do të jetë realisht gjigande, pasi përbëhet prej 500 metra ledwall, të cilat kanë dalë edhe në skenë. Për pasojë, nga salla janë hequr rreth 400 vende, çka përkthehet edhe në 400 bileta më pak për të ndjekur nga afër festivalin.

Në datat 5 dhe 6 dhjetor do të jenë netët gjysmëfinale të “Këngës Magjike”, ndërsa me datë 8 dhjetor do të mbahet edhe finalja e madhe e festivalit. Krahas Ardit Gjebreas, do të qëndrojnë Bora Zemani si dhe Klaudia Pepa në prezantim, ndërsa është paralajmëruar se edhe personazhe të tjerë do të bashkohen, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur.

ME TE LEXUARAT