Serbia ‘hakmerret’ ndaj Kosovës, mbyll terminalin doganor në Preshevë

Kosovë&Rajon

Pas tarifës 100% ndaj mallrave serb, ka nisur hakmarrja nga Beogradi zyrtar për Kosovën.

Mësohet se qeveria serbe ka mbyllur terminalin doganor në Preshevë, duke e zhvendosur në Vranjë, 40 kilometra larg kufirit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajm u bë i ditur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Republikës së Serbisë.

Kurse Besnik Sadiku, kryeshef i shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, e ka vlerësuar të dëmshëm mbylljen e terminalit doganorë.

ME TE LEXUARAT