Makina përfundon në kanal, 6 pasagjerët ndihmohen nga banorët e zonës

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur mengjesin e të dielës në zonën e Kënetës, Durrës. Një makinë me gjashtë persona ka përfunduar në kanal.

Personat të cilët kanë qenë të së njëjtës familje, janë ndihmuar nga banorët e zonës pasi makinës tip "Ford" nuk i hapeshin dyert nga brenda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftohet se brenda makinës kanë qenë 5 gra dhe 1 burrë, drejtuesi i automjetit. Aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje vetëm pasi lajmi është bërë i ditur nga mediat.

ME TE LEXUARAT