Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Liverpool-Everton një derbi që premton spektakël!

Ndeshja Liverpool-Everton është një nga perballjet më historike të futbollit anglez, ku emocionet kanë qenë gjithmonë të pranishme.

Derbi i Merseyside është padyshim një sfidë e fortë, pavarsisht se Liverpool nuk mposhtet nga rivalët e tyre në “Anfield” prej 18 vitesh, ku kanë marrë 10 fitore dhe 10 barazime.

Ndërkohë, “Toffes” vijnë pas 3 fitoreve rradhazi, dhe sigurisht do të provojnë të bëjnë maksimumin për të marrë suksesin e rradhës edhe në këtë supersfidë.

Gjithsesi, “Reds” janë të pamposhtur deri më tani në Premier League, me Jürgen Klopp që kërkon të vazhdojë të mbajë këtë seri pozitive rezultatesh.

Në total, Liverpool kryeson me 92 fitore kundër 66 të Everton, ndërkohë 73 takime kanë përfunduar në barazim.Si gjithmonë, atmosfera spektakolare e “Anfield” pritet ti japë një avantazh mjaft të madh ekipit të Klopp. Ekipi i vetëm që ka arritur të dalë me pikë nga stadiumi legjendar, është Manchester City, me sfidën e cila u mbyll 0-0.

Mbështetësit e “The Reds” shpresojnë se Mohamed Salah është drejt rrugës për tu kthyer i njëjti si në sezonin e kaluar, pasi ka shënuar 4 gola në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit anglez.

Ndërkohë, tek Everton, futbollisti që ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon është braziliani Richarlison, i cili u kërkua me ngulm gjatë merkatos së verës nga tranjeri Marco da Silva, transmeton SS.

Golat, spektakli dhe adrenalina nuk do të mungojnë në këtë supersfidë, por mbetet për tu parë nëse derbi i “Merseyside” do të ngjyroset me të kuqe ose me blu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.