Zbulohen detaje nga zjarri në Korçë, veç dy automjeteve ja çfarë u dogj tjetër. Shkaku

Aktualitet

Zjarri masiv që u raportua se ka rënë në Korçë, ka shkrumbuar përveç dy automjeteve, edhe një pikë karburanti m e cila ishte jashtë funksionit, si edhe një restorant dhe pikë bastesh në fshatin Velitërnë.

Mëoshet se shkak është bërë një ngjarje aksidentale, ku sipas të dhënave drejtuesi i një kamioni, i cili udhëtonte në drejtim të kryeqytetit, pas një udhëtimi të gjatë ka përfituar nga mundësia për t’u çlodhur në hapësirën jofunksionale të karburantit. I lodhur nga rruga ai ka ndaluar kamionin në afërsi të pompave të karburantit dhe ka ndezur sistemin e ngrohjes para se të flinte, por automjeti është përfshirë nga flakët, madje edhe vetë drejtuesi ka marrë dëmtime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, dëmtime janë shënuar edhe në ambientet e lokalit i cili funksiononte si pikë bastesh dhe restorant dasmash. Nga flakët është djegur edhe një autoveturë e cila ndodhej e parkuar në afërsi të kamionit, ndërsa dëme të shumta ka pësuar edhe karburanti ku mësohet se janë djegur pompat dhe pajisje të tjera.

Policia po heton për ngjarjen e cila dyshohet se është aksidentale.

ME TE LEXUARAT