Yllit të Barçës i vjedhin shtëpinë para ndeshjes ndaj Interit

Sport

Futbollisti Jordi Alba ka kaluar një fillim jave të tmerrshëm. “El Pais” shkruan se disa hajdutë i kanë hyrë në shtëpi, teksa në të ishin të pranishëm dhe familjarët e tij.

Hajdutët kanë hyrë nga kopshti në katin e sipërm duke thyer një nga blinduesit e dritareve, ndërkohë që familja e tij ishte në katin e parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetë rojet private që merren me sigurinë e shtëpisë, kanë mohuar për policinë që të kenë parë gjatë natës lëvizje të çuditshme dhe shprehen se nuk kanë parë njeri të futet.

Megjithatë, policia po heton deri në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e grabitësve.

ME TE LEXUARAT