Vrasja e Kaçifas, ministri grek, ultimatum autoriteteve shqiptare

Aktualitet

Vrasja e minoritarit Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, pas përplasjes me armë me forcat RENEA, tronditi jo pak klasën politike mes dy vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Katraugalos u ka vënë ultimatumin autoriteteve shqiptare që të dërgojnë menjëherë trupin e Kostandinos Kaçifas në Greqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta greke “Ekathimerini’ raporton se edhe familja e 35-vjeçarit ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që trupi i Kostandinos të dërgohet një Greqi, për të bërë një ceremoni varrimi.

“Kemi sqaruar prioritetet tona që në fillim: Të qartësohet çështja deri në fund, për të mbrojtur deri në fund të drejtat e vëllezërve tanë grek që jetojnë në Shqipëri. Kjo pa zbritur në kompromise dhe duke mbrojtur këto dy prioritete. Gjithashtu duhet të mbrojmë dhe marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë ministri Katrougalos në një intervistë për “Ta Nea”.

Kurse avokatët që përfaqësojnë familjen Katsifas kanë thënë se brenda kësaj jave trupi i tij do të transportohet në shtetin helen.

ME TE LEXUARAT