Del urdhëri tjetër i Sandër Lleshit: Shmangni nga shërbimi policët bark-derra

Aktualitet

Nje urdher i Ministrit te Brendshem i pasqyruar ne strukturat e varesise ne policine e shtetit, kerkon vec te tjerash shmangien e efektivave te policise me bark te madh.

  Ne nje leter drejtuar komisariateve, zv.drejtori i policise se Tiranes Dhimitraq Ziu kerkon vendosjen ne zbatim te urdherit te Ministrit te Brendshem ku thekson se duhet te shmangen nga sherbimet e dukshme ne rruge dhe ne vende publike, policet e quajtur ndryshe bark-derra. Me heret Sander Lleshi ka nxjerre edhe urdhera qe kane te bejne me krimet mjedisore, ndeshkimin e djegies se mbeturinave dhe po ashtu ka kerkuar qe efektivat te mos konsumojne kafe ne orarin e punes./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT