U kap me 1 milion euro drogë, si u “fundos” shqiptari në Itali

Kosovë&Rajon

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar nën akuzën e transportimit e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike, e cila po të hidhej në treg kapte shifrën rreth 1 milion euro.

Mediat vendase bjën me dije se bashkë me shqiptarin në pranga ka përfunduar edhe një shtetas italian. Të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 140 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, e cila ishte e fshehur në një banese dhe në një kamion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja:

Autoritetet dhe agjentët e policisë pikasën një kamion, i cili po dilte nga një shtëpi e veçuar. Kjo bëri që policia të dyshonte dhe shoferi i kamionit mori urdhër të ndalonte, raporton lasicilia.it. Për t’i shpëtuar policisë,  shqiptari detyrohet t”ia mbathë, duke u arratisur me makinë.

Por  arratia e tij nuk zgjati shumë, pas ngritjes së pikave të kontrollit ai u kap në Piano Tavola të Belpassos. Brenda në kamion u gjetën disa pako me nga 23 kilogramë marijuanë. Por kontrolli vijoi më pas edhe në shtëpi, aty ku u zbuluan edhe 30 pako të tjera me 119 kg marijuanë.

Shqiptari përfundoi në arrest me burg, si edhe pronari i shtëpisë ku u gjet droga. Droga e kapur kishte si destiancion tregun e Etnës.

ME TE LEXUARAT