Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

Bota

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, u shkarkua nga presidenti Donald Trump. Ai njoftoi përmes Twitter-it se ai do të zëvendësohet nga shefi i tij i stafit.

Presidenti ka kritikuar vazhdimisht Sessions, një ish-senator republikan, i cili ka qenë ndër të parët që ka mbështetur kandidaturën presidenciale të Trumpit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai e ka humbur besimin te zyrtari i lartë i zbatimit të ligjit, pasi Sessions, vitin e kaluar, është tërhequr nga mbikëqyrja e hetimeve të ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale më 2016 në SHBA, duke e kaluar këtë detyrë te zëvendësi i tij, Rod Rosenstein.

"Falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions, për shërbimin e tij, dhe i uroj të mira", shkroi Trump në Twitter.

Sessions tha përmes një letre se jep dorëheqje me kërkesën e presidentit. "I nderuar zoti president, me kërkesën tuaj jap dorëheqje", tha Sessions.

ME TE LEXUARAT