“Rama po bllokon integrimin”, Kryemadhi takon Fleckenstein

Aktualitet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar pasditen e somte me raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Flecenstein.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryemadhi nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ku thotë se perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI, ndërsa sipas saj kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i plotë i Kryemadhit:

Falenderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.

Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.

Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutes të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.

ME TE LEXUARAT