Prokuroria firmosi tërheqjen e trupit të Kacifas, reagon Janullatos

Aktualitet

Pasi Prokuroria ka firmosur tërheqjen e trupit të Kostandinos Kaçifas, 35-vjecarit nga morgu i Tiranës, ka reaguar për herë të parë edhe Kryeposhkopi Anastas Janullatos.

Ai u ka kërkuar të gjitha palëve që trupi i Kacifas të dalë sa më shpejt nga morgu dhe të niset drejt Bularatit për t'u kryer ceremonia mortore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i plotë:

THIRRJE

U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare.

Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë.

Kujtojmë këtu se Kacifas humbi jetën disa ditë më parë në shkëmbimin me armë zjarri që bëri me forcat e armatosur RENEA.

ME TE LEXUARAT