Përplaset gjatë uljes avioni me 128 persona në bord

Bota

Një avion pasagjerësh u aksidentua gjatë kohës që po bënte ulje emergjence në aeroportin e Guyana, Amerika e Jugut. Në bordin e mjetit ndodheshin 128 persona, 6 prej të cilëve mbetën të plagosur.

Avioni i Fly Jamaica, që ishte nisur drejt Kanadasë, pësoi një problem hidraulik gjatë kohës që u ngrit nga aeroporti i Georgetown, rreth orës 2 të natës me orën lokale dhe u detyrua të bënte ulje emergjence.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por gjatë kohës që po u ul në pistë, piloti e pati të vështirë të kontrollonte mjetin, duke u përplasur me një gardh rrethues e më pas me një grumbull të madh me rërë. Pasojat ishin një krah i copëtuar dhe një prej motorëve që fluturoi jashtë në fushë.

Nuk dihet ende ekzaktësisht se çfarë e shkaktoi problemin me avionin e Fly Jamaica. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se piloti kishte raportuar probleme dhe kishte kërkuar që të kthehej mbrapsht në aeroport.

Ngjarja vjen vetëm 2 javë pasi një avion pasagjerësh u rrëzua në oqean në brigjet e Xhakartës, Indonezi, duke i marrë jetën 189 personave që ndodheshin në bord./tvklan

ME TE LEXUARAT