Mori peng ish-gruan, arrestohet lushnjari

Aktualitet

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një shtetas, i cili akuzohet se ka marrë peng ish-gruan e tij, pas kallëzimit nga babai i vajzës.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi Marjus Musaku, 28 vjeç, banues në fshatin Zhamë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia brenda 24 orëve kap autorin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Zhamë ku shtetasi Marjus Musaku ka marrë forcërisht dhe i ka hequr lirinë ish bashkëshortes së tij.

Në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi F.K, se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën.

Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta operative dhe profesionale, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe kapja e autorit të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:

•Marjus Musaku, 28 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje. (i dënuar më parë për veprën penale "Dhunë në familje").

Shtetasi Marjus Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish bashkëshorten e tij, shtetasen P.M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit.

Policia bëri të mundur gjetjen e shtetases P.M dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar shtetasin Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Dhunë në familje”, të parashikuara nga Nenet 110, 130/a/4, 25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT