Mashtron 18-vjeçarin, i premton punë me dokumente false

Aktualitet

Një 18-vjeçar ka rënë preh e mashtrimit në Tiranë. Përballë kërkesës së tij për tu punësuar, “i është gjendur” dikush, që e ka mashtruar dhe kundrejt pagesës, i ka premtua punësim, por duke përdorur dokumente false.

Sipas burimeve të Policisë Vendore të Tiranës, mësohet se, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për F. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh K. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, me premtimin për një vend pune, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë - Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 08. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. L., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit K. N., vjeç 18, banues në Tiranë, me premtimin për një vend pune, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT