Martesë me shtetas amerikan? Ja si mund t'a fitoni intervistën në ambasadë

Aktualitet

Për çështjet e emigracionit në SHBA, avokati Kieran Both i ka dhënë sqarime një qytetari amerikan të martuar me një vajzë shqiptare. Por, si mund ta fitojë gruaja e tij vizën amerikane?

Pyetja:Unë jam shtetas amerikan dhe kohët e fundit u martova me një vajzë të re e të bukur në Shqipëri. Ndërkohë kam dëgjuar që konsullata amerikane ka refuzuar mjaft raste martesash për vizë pas intervistës. Jemi trembur se mos ndoshta kjo  do të ndodhë edhe me ne. Si duhet të veprojmë? GG, New York.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokati përgjigjet: Ju falenderoj për ndjekjen e rubrikës sonë. Pyetja juaj është shumë me vlerë. Ka shumë rëndësi që gruaja juaj të përgatitet mirë për intervistën. Një përgatitje e  mirë është shansi më i mirë për të fituar intervistën në konsullatën amerikane.

I intervistuari duhet të parashikojë e të presë t’i bëhen pyetje  nga më të ndryshmet dhe t’u përgjigjet atyre korrekt e plotësisht. Në rastet e martesave, çifti duhet të vërtetojë se  bashkimi i tyre  në martesë është bërë  mbi basën e dashurisë dhe besimit reciprok e jo  për qëllime përfitimi nga Emigracioni amerikan. Mjaft viza janë refuzuar nga konsullata sepse intervistuesi nuk është bindur që martesa e çiftit ka qenë e vertetë (A bona fide marital relationship ) A bona fide  marital relationship-përkufizohet si një martesë që është e ligjshme, dmth që çifti plotëson kushtet për t’u martuar: janë në moshë të ligshme për martesë dhe të gjitha lidhjet martesore që mund të kenë patur në të kaluarën janë ndërprerë(divorcuar me ligj)

Kur viza refuzohet nga konsullata, njerëzit zemërohen sepse martesa e tyre në fakt është reale, por ata nuk kanë patur dokumenta të bollshme për ta vërtetuar këtë përpara përfaqsuesit konsullor.

Ky është një problem që ndeshet  shpesh, sidomos për njerëzit që vijnë nga prejardhje kulturore që nuk e pranojnë bashkëjetesën e  çiftit para martesës ligjore. Përveç kësaj, qytetarët e SHBA-së që martohen në Shqipëri dhe pastaj kthehen në SHBA nuk kanë shumë mundësi të dokumentojnë jetën me bashkëshortët e tyre të huaj, kështu që disa nga dëshmitë që kërkon zyrtari konsullor u mungojnë. Megjithatë, vlefshmëria e martesës së tyre mund të provohet në mënyra të tjera. Çifti duhet të paraqesë kopje të e-maileve të tyre dhe të dhënat telefonike që vërtetojnë kontaktin e tyre të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Ata gjithashtu duhet të bëjnë foto të mesazheve të tyre ( tekstit) dhe t’i shtypin ato. Në këtë situatë sa më shumë prej këtyre fakteve,aq më mirë. Çifti duhet të paraqesë deklarata me betim nga familja dhe miqtë që e dinë se si janë janë njohur ata. Deklaratat më të mira janë ato që japin garanci për vlefshmërinë e marrëdhënieve të tyre.

Çiftet mund të demonstrojë se kanë një marrëdhënie martesore të vlefshme, duke paraqitur edhe dëshmi dokumentare shtesë për një marrëdhënie martesore të rregullt. Disa zyra të USCIS madje ofrojnë një listë të dokumentave të sugjeruara. Këto përfshijnë llogaritë e përbashkëta bankare, pagesa e përbashkët e taksave mbi të ardhurat, faturat e përbashkëta të shpenzimeve, dokumenta e përbashkëta të qirasë, politikat e sigurimit të jetës,(life insurance policy) e sigurimit të automjeteve, kartat e kreditit, fotot e çiftit me miqtë, planet e përbashkëta të udhëtimit dhe itineraret, etj.

Nëse këto dokumenta nuk janë në dispozicion, USCIS do të pranojë dokumente të tjera për të provuar martesën reale, siç janë ato kishëtare, të dhënat e rregjistrimit në shkollë etj.Ne sugjerojmë që çifti i martuar të fillojë mbledhjen e dokumenteve për të vërtetuar vlefshmërinë e martesës,  madje që nga fillimi i marrëdhënies së tyre. Shpesh njerëzit nuk mendojnë për këtë derisa të fillojnë aplikimet në USCIS, por deri atëherë mund të jetë tepër vonë për të marrë  disa dokumenta të caktuara. Çifti duhet të paraqesë deklarata me betim nga familja dhe miqtë që e dinë se si është njohur çifti.

Bashkëshortit/es që do të intervistohet në ambasadë do t’i bëhen shumë pyetje lidhur me marrëdhënien e saj me bashkëshortin. Ajo duhet të jetë e gatshme t’i tregojë zyrtarit konsullor gjithçka, se si e ka takuar bashkëshortin e saj të ardhshëm dhe se si kanë ardhur punët natyrshëm deri në martesë. Ajo duhet të përshkruajë marrëdhëniet midis familjeve të tyre dhe traditave të tyre të përbashkëta. Këto histori të rëndësishme  të traditës nuk mund të përcaktohen qartë nga shëmbimi letrave(mesazheve) , ndaj çifti duhet të jetë në gjendje t’i përshkruajë traditat zyrtarit konsullor.

Një çështje tjetër e rëndësishme është shkesia, martesa me shkesi. Ambasada e SHBA-së në Shqipëri dyshon për martesat e rregullta, sepse ndonjëherë ato mund të duken mashtruese. Nëse martesa është organizuar nga familjet, është e rëndësishme që aplikanti për vizë të sqarojë  në konsullatë se kjo është normale për kulturën lokale ku jetojnë familjet e tyre. Bashkëshorti(aplikanti) i kërkesës mund të dëshirojë të marrë pjesënë intervistë me bashkëshorten e tij, megjithatë disa oficerë konsullorë nuk do ta lejonin që ai të jetë pjesë e intervistës.

Zyrtarët konsullorë janë mosbesues nga natyra, kështu që ata duhet të sigurohen për vlefshmërinë e  martesës. Njerëzit në këtë lloj situate duhet të konsultohen paraprakisht me një avokat  me përvojë, në mënyrë që disa nga këto çështje të mund të shmangen ose së paku të zvogëlohen. Gjithashtu, rekomandojmë që çifti (që janë larg njëri tjetrit),të bisedojnë qoftë edhe nëpërmjet telefonit dhe të diskutojë mbi pyetjet që do t’u bëhen gjatë intervistës. Avokati mund të jetë i dobishëm në shtrimin e pyetjeve hipotezë për t’i ndihmuar ata të përgatiten për intervistën, e për të mos u gjendur para  ndonjë surprize.

Personi që intervistohet duhet gjithashtu të paraqesë Form I-864 (Affidavit of Support). Zyrtari konsullor i SHBA pret që sponsori të ketë paraqitur një deklaratë të taksave të paguara për atë vit. Deklarata e mbështetjes  finaciare është një mënyre faktike që tregon se emigranti do të ketë mbështetje financiare dhe se nuk ka të ngjarë të bëhet barrë publike. Sponzoruesi behet garant se ai do të mbështesë dhe do të rimbursojë qeverinë e SHBA për përfitime të caktuara publike që mund t’i ofrohen bashëshortes që vjen. Kjo është një kontratë e detyrueshme dhe çdo person që synon të nënshkruajë një deklaratë të mbështetjes financiare për të sponsorizuar një emigrant duhet të kuptojë plotësisht natyrën dhe përgjegjsinë ligjore të këtij detyrimi .

Nëse viza refuzohet, konsulli duhet t’ia japë aplikantit njoftimin me shkrim për arsyen e refuzimit dhe gjithashtu duhet ta njoftojë për ndonjë lehtësim të mundshëm që mund të jetë në dispozicion. Shpesh arsyet për refuzimin jepen në një copë letre blu, duke i dhënë aplikantit mundësinë për të paraqitur dëshmi-info shtesë./Gazeta Illyria

ME TE LEXUARAT