Lirohen gjatë natës 12 të ndaluarit në Gjirokastër, mes tyre edhe ekstremisti grek Karathano

Aktualitet

Një prezencë e shtetasve greke, relativisht e lartë në numër, ishte e pranishme ditën e djeshme në ceremoninë e varrimit të ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas.

Disa prej tyre u shoqëruan në komisariat, ndërkaq mësohet se 12 prej tyre janë liruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata tentuan të krijojnë trazira gjatë ceremonisë mortore dhe u shpërthyen në thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

Mësohet se gjashtë grekë dhe gjashtë minoritarë janë liruar rreth orës 02.00 pas mesnate, mes tyre edhe ekstremisti grek Babis Karathano. Ata do të procedohen në gjendje të lirë.

PERSONAT QË U SHOQËRUAN DJE:

Andrea Panajot Kuri

Thoma Filip Stefo

Kristo Anastas Duci

Haralamb Nikolla Karathano

Thanas Vangjel Papas

Pirro Kosta Panajoti

Dhimiter Nasipa Kostandinos

Nina Dhionis Dinos

Kostantandinos Grigoris Gizolis

Anestis Kostaqis Panajotis

Jorgos Dhimitris Varelas

Athanasis Jorgos Papas

ME TE LEXUARAT