Jose Mourinho tregon se pse “provokoi” tifozët e Juventusit

Sport

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho pas fitores ndaj Juventusit në Torino bëri një veprim që nuk u pëlqeu tifozëve vendas.

Ish-trajneri i Interit, që ka rivalitet të madh me Juventusin, thotë se e kishin ofenduar për 90 minuta, dhe bëri gjestin jo të hijshëm pasi donte që ata të ishin edhe më të zëshëm, transmeton Koha.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më ofenduan për 90 minuta. Erdha këtu për ta kryer punën time, asgjë më shumë. Nuk e ofendova askënd në fund, vetëm bëra një gjest pasi doja që ata të ishin më të zëshëm. Ndoshta s’do të duhej ta bëja, dhe me një kokë të qetë s’do ta bëja, por me familjen time që u fye, përfshirë edhe familjen time Interin, veprova ashtu”, është shprehur Mourinho për Sky Sport Italia.

Unitedi e përmbysi Juventusin, duke e mposhtur me rezultat 1 me 2, dhe portugezi thotë se ky është niveli më i lart i mundshëm i skuadrës së tij.

“Luajtëm ndeshje fantastike, niveli ynë më i lart, s’mund të luajmë më mirë se kaq. Erdhëm këtu të luajmë si ekip që ishte përballë një ekipi me potencial të madh në secilin nivel”, ka thënë Mourinho.

ME TE LEXUARAT