I zhdukur prej 4 muajsh/ Flet babai i Elvis Troqes, tregon surprizën që i kishte përgatitur djali

0

Babai i Elvis Troqes, Krenar Troqe në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha, 4 muaj pas zhdukjes së djalit të tij, ka thënë se ka humbur çdo shpresë për t’a gjetur të gjallë, Elvisin.

Troqe ka treguar ditën e fundit që është parë me të birin. Sipas tij ai kishte menduar t’i bënte një surprizë, duke i prezantuar vajzën me të cilën do fejohej.

Kliko per me shume info

“Në datën 17 korrik kisha ditëlindjen e nuses dhe të vjehrrës. Kisha prenotuar një lokal në Ujë të Ftohtë për 10 vetë. Në 7 pa njëzetë djali doli nga shtëpia, i thashë mos u vono, më tha nuk vonohem se do t’ju bëj dhe një surprizë. E pyeta çfarë ishte, më tha se kishte gjetur një vajzë dhe donte të fejohej me të. Zbres, futem brenda në lokal, takoj pronarin, e pyes ku është Elvisi, më tha se ka ikur me një shok. E pyes kush është ky, prit e prit, mora nipin dhe vëllain dhe thashë se do veja të takoja nipin e Init. Marr Inin në telefon, më tha jam në spital. Vajta tek shtëpia dhe ngatërrova dhe derën, nuk i rashë derës së saktë. Vajta në polici, bëra një kallëzim atë natë, të nesërmen bëra denoncimin”,- ka thënë babai i Elvisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.